Dita Botërore e Mjedisit

Mjedis i Pastër – Shëndet për të gjithë

Ministria e Shëndetësisë, Istituti i shëndetit Publik , Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës në kuadër të javës mjedisore dhe Ditës Botërore të Mjedisit organizuan një sërë aktivitetesh sensibilizuese me nxënës të shkollave të kryeqytetit. Aktivitetet nisën në Parkun Kombëtar pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku nxënësit përveç materialeve senbilizuese që kishin përgatitur, kontribuan edhe në pastrimin e këtij mjedisi duke dhënë një shembull për të gjithë qytetarët, atë të mbajtjes pastër të mjedisit përreth ku ne qëndrojmë çdo ditë dhe ku kalojmë kohën e lirë siç janë edhe Kodrat e Liqenit në Tiranë.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Enver Roshi theksoi si të rëndësishëm ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për pastrimin e mjedisit njëlloj si shtëpitë e tyre, pasi vetëm kështu do të shmanget ndotja dhe rreziku për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.
Sensibilizimi për mbajtjen pastër të mjedisit duhet të nis që në moshat shkollore ndaj dhe ky ishte synimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që ky aktivitet të zhvillohej me nxënës të shkollave 9-vjeçare .Specialistët e shëndetësisë theksuan se do të shtohen të gjitha përpjekjet e institucioneve për më shumë vëmendje ndaj mjedisit.

Si u vendos dita botërore e mjedisit?

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithëshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo dite zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Progeria

Me festimin e 14 vjetorit të saj më 3 dhjetor 2011, Hayley Okines kishte kaluar jetëgjatësinë mesatare për dikë të lindur me progeria, çrregullimin e rrallë që kthen fëmijët në pleq përpara se ata të arrijnë adoleshencën.
Sepse progeria e plak trupin 8 herë më shpejt se normalja, lëkura e Hayley-t është e hollë, kockat janë delikate dhe organet e saj janë të rrezikuara nga sëmundje të cilat vijnë si pasojë e plakjes. Pacientët me progeria vdesin nga sulmet në zemër ose në tru mesatarisht në moshën 13 vjeçare, një numër që jep shpresa për Hayley-n, pasi mjekët i kishin thënë familjes komunikuar familjes se ajo “do të jetojë 13 vjet”, adoleshentja britanike përmendet në librin e ri “Plakje përpara kohës time: Jeta me Progeria e Hyley Okines”.<! Continue reading

Mbyllet muzeu i vetëm i Perandorisë Britanike

Nuk e di nëse është e vërtetë që pushtetet janë spostuar nga veriu global në jugun global, por me siguri ato janë spostuar drejt rrjeteve të qytetarëve dhe këtë e ka lehtësuar interneti”.

Kështu ka deklaruar Alec Ross, këshilltar për inovacionin i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Forumin e Ekonomisë Dixhitale që u mbajt këto ditë në Venecia.

“Sfida e madhe dhe shansi i madh është të mendosh për gjëra të reja që të liberalizojnë inovacionin, duke nisur nga dëgjimi i atyre të rinjve që sot zhvillojnë këto biznese”, ka thënë më tej Ross.

Fëmijët dhe kafshët

Fëmijët dhe kafshët shtëpiake kanë qenë historikisht ikonat e fotografive familjare.

Të vendosur vazhdimisht në qendër të vëmendjes, së fundmi ata po kombinohen gjithmonë e më shumë së bashku, në poza vërtet të rralla.

Por, ndërsa qeni dhe macja mbeten kafshët e preferuara, ka një rritje drastike të numrit të atyre personave që fotografohen me kafshë të tjera krejtësisht të pazakonta.

E përditshmja britanike “Daily Mail”, publikoi disa prej fotografive më të rralla profesonale, me kafshë “shtëpiake” si gomari, breshka, kërmilli dhe të tjera.

Shekspiri “flet” shqip në Londër

Teatri Kombëtar i Shqipërisë po shfaq këtë fundjavë në Londër në teatrin ‘The Globe’ veprën e Shekspirit ‘Henri VI’, në festivalin global të Shekspirit duke arritur një sukses impresionues në teatrin e mbushur me shumë spektatorë në tërë këtë aktivitet.

Shqipëria merr pjesë në këtë festival ku 37 vepra të ndryshme të bardit të famshëm anglez po luhen nga 37 trupa teatrore nga më të përzgedhurat në botë. Është hera e parë që Tetatri Kombëtar me një histori 70-vjeçare merr pjesë në këtë festival prestigjoz që është krahasuar edhe si Kampionati Botëror i Teatrove.

Teatri ku po zhvillohet festivali është ‘The Globe Theatre’, shtëpia teatrale e dramaturgut të madh anglez, në brigjet e lumit Tamiz. Në regjinë e regjisorit të talentuar Adonis Filipi, janë emra të njohur të aktrimit shqiptar që po performojnë në “Teatrin e ëndrrës së aktorëve në “The Globe” të Londrës, si Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami, Vasjan Lami, Mariana Kondi, Ahmet Pasha, Fatos Sela, Piro Tanku etj.

Rolet kryesore interpretohen nga Indrit Çobani dhe aktorja e re Ermira Hysaj, e cila ka debutimin e parë në Teatrin Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, z. Kristaq Skrami, me të cilin u takuam në ambjentet e ‘The Globe’ thotë për Top-Channel në Londër se është një nder dhe përgjegjësi shumë e madhe të luash në shtëpinë e Shekspirit.

“Për çdo aktor është ëndërr dhe nder të luaj në këtë skenë. Dhe unë ua kam thënë disa herë kolegëve dhe miqve të mi se është një shans dhe fat i madh që ta shkruash në CV-në tënde që kam luajtur në ‘Globus Teater’, tek shtëpia e Shekspirit dhe të luash një vepër të tillë siç është Henri i VI. Natyrisht jam i emocionuar, i kënaqur dhe i gëzuar”, shprehet Skrami.

Ndërkohë drejtori i Teatrit të Shekspirit, z.Tom Bird, e cilësoi lojën e aktorëve shqiptarë jashtëzakonisht bindëse dhe të fuqishme, një nga më ngazëllyeset deri më tani: “Henri i VI është hera e parë që është luajtur ndonjëherë në këtë teatër me famë botërore dhe është trupa e Teatrit të Shqipërisë që hyn në historinë e tij me vënien në skenë të kësaj vepre të Shekspirit dhe pikërisht në Londër.”

Prania e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në festivalin poliglotik të veprave të Shekspirit në teatrin ‘The Globe’ të Londrës është një dhuratë e dyfishtë. Ajo është dhurata e Shqipërisë për Shekspirin e madh, po aq sa edhe një dhuratë angleze për Teatrin Kombëtar 70-vjeçar të Shqipërisë që merr pjesë për herë të parë në festivalin global të Londrës krahas trupave më të njohura teatrale të botës.

Komunikimi, ndikimi tek fëmijët

ImageQëniet njerëzore posedojnë një strukturë psikologjike dhe mendore që i lejon të mësojnë gjuhë të ndryshme (përveç atyre me zhvillim motorik të trurit më të ngadaltë, kjo strukturë frenohet ose ngel fare e pazhvilluar). Me kalimin e kohës infrastrukturat kalojnë në një zhvillim sa arrijnë të japin dhe të marrin informacion (mesazhin). Të gjithë komunikojmë më të gjithë dhe gjithçka. Jo gjithmonë shkëmbimi i informacionit me tjetrin është komunikim. Edhe një person që ndodhet vetëm në një ishull komunikon; ai mendon dhe në momentin që mendon ai i kërkon përgjigje vetes, komunikon me natyrën që të përshtatet. Si? Ne shikojmë që ka diell dhe nuk marrim çadër me vete, pra ne shkëmbejmë informacione (marrim mesazhin nga dhe kthejmë përgjigje duke reaguar). Në momentin që ne japim mesazhin ne e japim ato kode që tjetri (marrësi) ta kuptojë, flasim të një njëjtën gjuhë sepse në të kundërt nuk do të kishte komunikim. Përdorimi i këtyre kodeve në një mënyrë paksa specifike mund të kalojë në manipulim dhe ata që mund të preken më shumë janë fëmijët, sidomos kur ndodhen në situata me që kanë rëndesë emocionale. Një nga rastet më të rëndomta është gjatë periudhës së divorceve. Komunikimi në këto raste merr një rëndësi të veçantë. Për shkak se gjendja e tyre psikologjike dhe emocionale është e rënduar ata manipulohen më shpejt dhe e marrin pothuajse çdo gjë që u thonë si të mirëqënë, pa i kushtuar rëndësi vërtetësisë. Ndonjëhere divorci mund të jetë edhe i shëndetshëm pavarsisht se konsiderohet plagë sociale sepse në bazë të studimeve të bëra kanë dalë në pëfundimin se se femijët që jetojnë me prindër të ndarë por që shkojnë mirë me njëri-tjetrin, pra ruajn akoma respektin kanë një mirqënie më të mirë mendore, psikologjike, marrdhënie shoqërore më të shëndetshme sesa fëmijët që jetojnë në një mjedis që prindërit er hir të tyre vendosin të jetojnë bashkë. Këta fëmijë jetojnë më keq nga ana shëndetsore, psikologjike. Këtu kanë rol edhe gjyshërit 5.6 milion fëmijë jetojnë me gjyshërit e tyre pasi prinderit janë ndarë. Në rast se gjyshërit u flasin keq për prindin në munges fëmija është i prirur të mbaje 2 qendrime ose të urreje gjyshërit ose t’u besojë atyre e të urrejë prinderit, në të dyja rastet është në dëm të femijes ndaj keshillohet që femijeve t’u thuehet e vërteta. Më shumë problematik është mjedisi, që etiketon femijët e divorcuar dhe i vënë në siklet me pyetjet “Ku e ke mamin?” “ Ku e ke babin?”. Pra, komunikimi, mënyra se si u drejtohesh dhe taktika e të folurit me ata luan rolin kryesor.

Programi që zbulon çdo gënjeshtër

Të kuptosh kur dikush është duke të gënjyer është diçka e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur. 

Por, tashmë, me ndihmën e një kompiuteri mund të kuptosh fare thjeshtë nëse personi përballë teje është duke u treguar i sinqertë.

Nëpërmjet një kamere që monitoron vetëm lëvizjen e bebes së syrit, programi është në gjendje të kuptojë vërtetësinë e asaj që thuhet.

Në mënyrë të pavullnetshme, një gënjeshtar priret të zhvendosë shikimin sy më sy dhe bebja e tij shfaq lëvizje, zakonisht të padukshme dhe mikroskopike, por që nuk mund t’i shpëtojnë programit.

Shkencëtarët e provuan pajisjen në një grup të selektuar personash, të cilëve iu kërkuar që në historitë që tregonin midis tyre, të fusnin edhe disa ngjarje të pavërteta.

Testimet, treguan se programi analizues ishte në gjendje të zbulonte 95% të të gjitha gënjeshtrave të thëna.